Deputetja e opozites se re Rudina Hajdari ka treguar sot ne Kuvend se eshte kercenuar.
“Ju kam dërguar një shkresë të siguroni ambientet e Kuvendit dhe ju kam kërkuar të sigurioni ambientet e kryesisë së Kuvendit. S’mund të ndodhë që deputetët të kërcënohen.
Është e papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam patur raste kur persona kanë ardhur në zyrë e më kanë kërcënuar. Ka ikur ajo kohë, ju lutem merrni masa përpara se të kemi ndonjë viktimë këtu në Parlament.
Ju kërkoj, sic janë masat ne Parlament t’i kemi në kryesinë e Kuvendit asnjë deputet s’mund të hyjë i pakontrolluar, të marrë përforcime me njerëz të tjerë e të shantazhojë deputetë të tjerë.
Më duhet një përgjigje në lidhje me atë shkresë e të merren masa sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Hajdari.