Portieri Aldo Teqja lë spitalin dhe nis…

Portieri Aldo Teqja lë spitalin dhe nis…

492
0

Portieri i Partizanit, Aldo Teqja, prej pak ditësh ka lënë përfundimisht spitalin dhe është rikthyer në shtëpi për të vazhduar terapinë pas asaj që ndodhi më 5 tetor.

Sikurse mesohet  nga burime prane portierit ai do të jetë edhe për disa ditë në regjim shtrati, derisa situata të stabilizohet plotësisht. Për fat të mirë, pas rënies nga kati i gjashtë i apartamentit ku banon në zonën e “Komunës së Parisit”, Teqja nuk pësoi dëmtime serioze. Burime pranë 24-vjeçarit tregojnë se për momentin ai po mbahet në monitorim për shkak se duhet të përmirësohet plotësisht në pjesën e brinjëve, ku pati më tepër dëmtime.

“Jam shumë mirë, më e keqja kaloi. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë qëndruar afër. Shumë shpejt do të jem gati”, deklaroi Teqja pak ditë më parë.