Përplasje mes banorëve dhe policisë raportohen këtë mëngjes nga Shkoza në kryeqytet.
Mësohet se banorët janë përplasur ashpër me forcat e policisë, pasi kundërshtojnë prishjen e ndërtesave të tyre.
Duket se mjetet kanë shkuar që në orët e para të mëngjesit në Shkozë për të prishur godinat, ndërsa janë hasur me kundërshtimin e banorëve.
Ndërkaq, burime bëjnë me dije se drejt Shkozës është nisur ish-deputeti Aldo Bumçi për të mbështetur banorët.
Kujtojmë se në Shkozë kalon projekti i Unazës së Madhe të Tiranës dhe janë shumë banesa që preken.