Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti do të mbajë një takim me kreun e LDK-së Isa Mustafën dhe kandidaten për kryeminsitre të kësaj partive, Vjosa Osmanin.
Në një prononcim të shkurtër për gazetarët para takimit, Kurti tha: “ky është fillimi qeverisjes së re, po punojmë për koalicion qeveritar që do ta shkap shtetin nga e keqja”.
Takimi do të zhvillohet në hotelin Sirius në Prishtinë, ndërsa Osmani dhe Mustafa kanë mbërritur disa minuta më parë.
Ky është takimi i parë pas zgjedhjeve të parakohshme ku Vetëvendosja doli si parti e parë. Ndërkohë ditën e djeshme Osmani pranoi ftesën e Albin Kurtit për të lidhur një kalicion.