Me Albin Kurtin kryeministër, është shumë pranë ideali i bashkimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka thënë akademiku Rexhep Qosja.
Qosja ka thënë për News24 se një bashkim Kosovë – Shqipëri do të bënte të kemi një shtet shqiptar dhe projekti për një shtet shqiptar do të ishte më mirë edhe për fqinjët, sikundër edhe për vetë Bashkimin Evropian.
“Albin Kurti është politikan dhe me veprimtari politike të gjerë. Kurti është intelektual dhe e them këtë se ai ka përgatitje të gjerë shkencore dhe kulturore. Ky nivel i tij i përgjithshëm i tij, i cili ka bashkëpunëtor një numër intelektualësh të aftë dhe të përgatitur mirë, do të ketë parasysh interesat e Kosovës dhe të popullit shqiptar në përgjithësi”, është shprehur ai.
“Ai e tha se do të përpiqet që të gjitha marrëveshjet të mund të realizohen. Vetëvendosje e ka theksuar se do të përpiqet të bashkëpunojë me Shqipërinë. VV tha se do bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, që është një bashkim që përfaqëson interesat e popullit shqiptar në tërësi, që është vepër historike e rëndësishme edhe për rajonin, edhe për BE. Bashkimi Evropian do ta ketë më lehtë me një shtet të përbërë me shqiptarë sesa me dy. Edhe mirëqenia e popullit shqiptar do të ishte më e lartë”, ka deklaruar Qosja.