VIDEO/ Takimi emocionues, motrat takohen pas 18 vitesh mungesë

VIDEO/ Takimi emocionues, motrat takohen pas 18 vitesh mungesë

618
0

Shpeshherë në programin “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan janë realizuar bashkime familjare. Edhe historia e sotme flet për historinë e dy motrave që nuk takohen prej vitesh.

 

Xhuljana ka ardhur nga Kanadaja për t’i bërë një surprizë motrës së saj Katerina. Janë shumë vite, kanë humbur shumë përqafime, gëzime, fejesa, dasma, ditëlindje, kanë derdhur shumë lot larg njëra tjetrës, u kanë dalë thinjat, u janë shtuar rrudhat, dhe ky është takimi i parë pas 18 vitesh.444747

 

 

Prej 30 vitesh, Xhuljana jeton në Kanada. Jeta e saj ka qenë tejet e vështirë, me probleme dhe peripeci të vazhdueshme. Në moshën 27-vjeçare, ajo martohet por pas 7 vitesh, burri i saj pëson infarkt dhe vdes. Më pas, Xhuljana mbetet vetëm me dy fëmijët e saj, vajzën 6 vjeç dhe djalin 4 vjeç. Ajo vendos të mos martohet më, por t’ja kushtojë jetën rritjes së fëmijëve të saj.

 

Kanë qenë problemet shëndetësore dhe sëmundja e mbesave që e kanë mbajtur larg motrës së saj Katerina.

 

Ardit Gjebrea: Do çuditet Katerina kur të të shohë. Është emocionale?

 

Xhuljana: Është emocionale, por është më e fortë ajo, më burrërore.

 

Ardit Gjebrea: Kanë kaluar sa vite?

 

Xhuljana: 18 vite

 

Ardit Gjebrea: Si ka mundësi në 18 vite nuk keni ardhur?

 

Xhuljana: Unë kam pasur disa sëmundje në familje, vajza e vajzës 15 vjeçe, pati tumor në kokë, u operua 6 herë. Unë kam qenë e vetmja që mund ta ndihmoja vajzën time, se dhëndri im punon këtu dhe unë duhet të isha gjithë kohën asistencë për ta. Dy herë u bëra gati të vija në Shqipëri para katër viteve. Me mall çdo ditë dhe djali im ma bëri surprizë. Më tha, mami ti do shkosh në Shqipëri se e ke si ankth. Ja ku e ke biletën do ikësh.

 

Malli dhe mungesa për motrën e detyron që edhe pse në një moshë të madhe 73 vjeç, të përshkruajë kilometra për ta takuar.

 

Ardit Gjebrea: Sa herë ke ardhur në Shqipëri gjatë këtyre viteve?

 

Xhuljana: Tre herë, nuk kam ardhur më shumë.

 

Ardit Gjebrea: Kjo është hera e…

 

Xhuljana: Hera e fundit, e katërta.

 

Ardit Gjebrea: Pse thua e fundit?

 

Xhuljana: Se jam plakë. 73 vjeç i bëra. Është rrugë e largët por ndoshta më mbushet mendja se fëmijët janë rritur.

 

Ardit Gjebrea: Që këtej shkove në Kanada?

 

Xhuljana: Atëherë ishte viti ’91 dhe atëhere djali i tezes në Toronto na bëri letrat. Dhe kemi shkuar me letra aty.

 

Ardit Gjebrea: Keni punuar aty?

 

Xhuljana: Unë e kam filluar punën se shkova në Toronto në filllim, filllova se nuk të jepnin punë dhe fillova shkollën, ditën shkoja në punë.

 

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe?

 

Xhuljana: 43 vjeç.

 

Ardit Gjebrea: Dhe filllove shkollën..

 

Xhuljana: Po.

 

Pas vdekjes së babait dhe sëmundjes së nënës, Xhuljana edhe pse në moshë të re, është kujdesur për familjen.

 

Katerina: Që 14 vjeç u kujdes për ne. Na trajtonte sikur na kishte fëmijë dhe jo sikur ishim motra dhe vëllai i saj. Është motra unikale në botë. Nuk ka motër si ajo. E jashtëzakonshme. Ishte nëna e dytë.

 

Katerina: Më vonë motra ime u fejua , u martua dhe mbeti e ve 24 vjeçe, me dy jetimë dhe kështu shkoi jeta. Po ajo me luftë dhe sakrifica të jashtëzakonshme i ka rritur ata fëmijë.

 

Ardit Gjebrea: Pse po vjen motra?

 

Katerina: Për mua.

 

Ardit Gjebrea: Të çmallet me ty. Të ka marrë malli?

 

Katerina: Shumë.

 

Largësia është bërë shkaktare që ato të mos jenë përkrah njëra-tjetrës, edhe në momentet më të dhimbshme. Ndarja nga jeta e djalit të Katerinës ka mbetur si një peng për Xhuljanën sepse nuk ka mundur ta shohë nipin për herë të fundit dhe të jetë pranë motrës së saj.

 

Ardit Gjebrea: Djali nuk jeton më. Ishte motra kur ndodhi?

 

Katerina: Jo, motra ime dhe sot i pikon gjak për Tonin, e ka pasur pikë të dobët, nuk ka pasur mundësi për të ardhur. Kishte patur tre vajzat e vajzës të sëmura shumë dhe nuk mund të vinte.

 

Ardit Gjebrea: Njeri me sakrifica.

 

Katerina: Shumë. Gjithë jeta kështu i ka shkuar. Është shumë e vuajtur por njeri me botë të madhe në shpirt.

 

Pas intervistës që do bënte me Ardit Gjebrenë për rubrikën “Ka një mesazh për ty”, Katerina mendonte se takimin me motrën do e realizonte në aeroport. Teksa fliste për historinë e familjes së saj, Xhuljana ka ardhur si “kamariere” për t’i shërbyer çajin dhe dy motrat kanë shpërthyer në lot gëzimi duke u përqafuar. Katerina i thotë “Më e mira në botë je”. /tvklan.al