Zgjedhjet në Kosovë, votojnë krerët e politikës: Ditë e jashtëzakonshme për të...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë krerët e politikës: Ditë e jashtëzakonshme për të ardhmen e vendit!(Video)

465
0

Krerët më të lartë të politikës kosovare iu janë drejtuar këtë paradite kutive të votimit, duke hedhur votën e tyre, teksa vendi po zhvillon zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

 

 

 

Votimi ka nisur në të gjithë vendin prej orës 07:00, ndërsa deri më tani kanë votuar Presidenti Hashim Thaçi, dhe kandidatët për kryeministër, Kadri Veseli, Albin Kurti, Vjosa Osmani, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj.

 

Të gjithë këta politikanë shoqëroheshin nga bashkëshortet e tyre, në momentin e votimit, ndërsa në mesazhin e tyre drejtuar qytetarëve nuk është thënë asgjë politike, por vetëm është bërë thirrje që të merret pjesë masivisht në votime.

 

Mesazhi i Fatmir Limajt: Sot shfrytëzuam një mundësi të jashtëzakonshme që ka çdo qytetar i Kosovës për të shprehur vullnetin e tyre të lirë, për t’i dhënë mundësi dhe shans vendit. Jam i bindur dhe shpresoj e pres që vota e qytetarëve të Kosovës do t’i jap siguri vendit, përspektivë dhe mundësi që t’i bëjë hapat e duhur. Kjo mundësi duhet të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë sipas bindjes së tyre dhe sonte në mbrëmje të kemi një rezultat që i siguron përspektivë e siguri vendit

 

Mesazhi i Vjosa Osmani: Thirrja ime është për të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj dite historike. Besojë shumë që nëpërmjet një procesi fer të lirë dhe demokratik Kosova sot, do të ketë arsye për të festuar. Urojë që gjithçka të shkojë pa asnjë presion.

 

 

Mesazhi i Hashim Thaçit: Dëshirojmë që t’i urojmë qytetarët e Kosovës, i ftojë ata që të votojnë për të mirën e tyre. Do të jetë një votim për të ardhmen euroatlantike të sigurte të Kosovës. Urime të gjithëve.

 

Mesazhi i Ramush Haradinajt: Edhe ne votuam. I lus të gjithë qytetarët të votojnë. Vetëm me votë vendosim vetë. Është sukses për Kosovën një demokraci kaq e mirë.

 

Urime këto zgjedhje, urime të gjithëve. Jemi në proces të rëndësishëm. Të gjithë duhet të vendosim si është e drejta për vendin tonë. Ata që votojnë vendosin për fatin e tyre.

Mesazhi i Albin Kurtit: Sot është një ditë e veçantë, të gjitha partive u përgjigjet populli. Nuk ka rëndësi nëse je i pasur, i varfër, nga qyteti ose jo, të gjithë jemi të barabartë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve ta shfrytëzojnë këtë shans unik për karakterin dhe të jashtëzakonshëm për nga pesha.

 

Të presim në orët e mbrëmjes që votimin masiv ta shndërrojmë në një festë masive.

 

Mesazhi i Kadri Veselit: Sot është një ditë e mirë e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë.

 

I uroj qytetarët, do t’i hapin perspektivën Kosovës, fëmijëve tanë, përhajr na qoftë të gjithëve.