Një minorene është rrëmbyer sot në rrugën ‘’Ndre Mjeda’’ në Tiranë.
Policia raporton se një vajzë 13-vjeçare është marrë me forcë brenda një automjeti, i cili është nisur me shpejtësi.
Menjëherë, policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tronditëse.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak Në rrugën “Ndre mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe ështê larguar. Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.