Transferimi I Modriç, Totenhem i uli vlerën për 5 fanella

Transferimi I Modriç, Totenhem i uli vlerën për 5 fanella

442
0

Luka Modriç është një prej talenteve më të mëdha që ka prodhuar futbolli kroat në dekadat e fundit dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Kjo është arsyeja pse Totenhemit në vitin 2008, iu desh të paguante 21 milionë euro për lojtarin, që ta merrte nga radhët e Dinamos së Zagrebit.

Një marrëveshje e cila zgjati disa javë për t’u finalizuar, edhe pse palët ishin parimisht dakord. Por te Totenhem janë shumë të kujdesshëm me financat dhe Daniel Levi, presidenti i klubit, njihet nga të gjithë si një negociator i jashtëzakonshëm. Konfirmimi vjen edhe nga Zdravko Mamiç, ish-presidenti i klubit kroat, i cili ka zbuluar në një intervistë për “FourFourTwo” se sa e vështirë ishte të diskutohej ai transferim, edhe për detaje të vogla.

Kishim gati akordin që Modriç të transferohej te Totenhem. I kërkova Levit 5 fanella të klubit dhe ai më tha se do të m’i dërgonte. Por gjithashtu tha se Totenhem do të paguante më pak për kartonin e lojtarit, pasi nga 21 milionë eurot për të cilat kishim rënë dakord, do të zbriste shumën e 5 fanellave. Ai është negociatori më i mirë në botë. Kjo histori më bëri të kuptoja se i jepte rëndësi çdo euroje që dilte nga arkat e klubit të tij”, shpjegoi Mamiç.