Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç nuk i ka kursyer ironitë për homologun e tij kosovar Hashim Thaçi. I pranishëm në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuçiç tha se do të dëshironte të takonte Thaçin, ndërsa shton se ai “po endet korridoreve”.
Teksa ka treguar detaje nga takimi që ka pasur me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Vuçiç tha se një prej temave kryesore ka qenë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas tij Bashkimi Evropian dhe në veçanti Gjermania dëshirojnë dhe insistojnë në gjetjen e një zgjidhjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Nuk ka dyshim se Evropa dëshiron të zgjidh problemin dhe se Gjermania do të insistojë në një zgjidhjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Nuk ka dyshim se Evropa dëshiron të zgjidh problemin dhe se Gjermania do të insistojë për një gjë të tillë”, tha ai.