Dënimi i Saimir Tahirit, reagon Rudina Hajdari: Zhgënjeu një popull të tërë. Tregoi se…

Kryetarja e Grupit të Demokratëve në Parlament, Rudina Hajdari e ka quajtur vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për rastin e Saimir Tahirit, si zhgënjyes për të tërë popullin. Sipas Hajdarit, Gjykata dështoi të bënte historinë dhe dha një dënim të papërfillshëm. Ndërkohë që sipas saj, drejtësia tregoi që është ende në presionin e politikës.

 

“Ndërkohë që gjykata dështoi të bënte histori me një dënim të papërfillshëm, drejtësia tregoi se është ende nën presionin e politikës.

 

Duket si një hap i sforcuar për gjykatën me vendimin “shërbim prove” për një zyrtar të lartë, por që në të vërtetë zhgënjeu një popull të tërë”, shkruan Hajdari.

 

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *