Protesta në mbarë botën, 100 mijë veta në rrugët e Melburnit

Protesta në mbarë botën, 100 mijë veta në rrugët e Melburnit

387
0

Sot nisin protestat mbarëbotërore kundër ndryshimeve klimaterike.

Në 110 shtete të botës do të organizohen plot 3500 demonstrime kundër shkatërrimit të mjedisit dhe abuzimeve industriale të shteteve në dëm të mjedisit.

Aktivistë pro-mjedisit, studentë, nxënës etj. do të ndërpresin mësimin në shenjë mospajtimi me dëmet kolosale që po i shkaktohen mjedisit nga dora e njeriut.

Këto protesta synojnë të ndërgjegjësojnë Organizatën e Kombeve të Bashkuara të thërrasë menjëherë një samit mbarëbotëror për hartimin e strategjive në mbrojtje të mjedisit.

Vetëm qyteti i Melburnit në Australi ka mbledhur 100 mijë protestues ditën e sotme. Kjo iniciativë do të marrë përmasa të mëdha.