Arber Çekaj, personi i dyshuar për trafikimin e 613 kilogrameve kokaine kolumbiane në portin e Durrësit do të ekstradohet në Shqipëri.
Lajmi u njoftua nga Zv/drejtoresha e Pergjithshme Aida Hajnaj, në një deklaratë për mediat, ku njoftoi operacionet e policisë në goditjen e krimit të organizuar.
Hajnaj tha se në bashkëpunim me autoritetet Gjermane, është duke u kryer ekstradimi nga Gjermania në Shqipëri i Arbër Çekajt.
“Po sot nga Interpol Tirana është duke u kryer ekstradimi nga Gjermania në Shqipëri i Arbër Çekaj.” u shpreh Hajnaj.
Ndërkohë që Arbër Çekaj është pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë, në magazinat e kësaj kompanie në Maminas, i cili është arrestuar në Gjermani me qëllim ekstradimi.