Rama i ftoi në dialog pa kushte, Basha një orë takim “kokë...

Rama i ftoi në dialog pa kushte, Basha një orë takim “kokë më kokë” me aleatët, vendosin kundër unanimisht

408
0

Kryemadhi jep detaje nga takimi me Bashën: Nuk lëvizim asnjë presje

Mësohet se opozita e bashkuar ka vendosur unanimisht që të mos ulet në dialog me kryeministrin Rama për Reformën Zgjedhore.

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar për rreth një orë mbledhjen urgjente në selinë blu me aleatët e PD-së. E pranishme në mbledhjen e sotme ka qënë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Gjatë mbledhjes u diskutua lidhur me datën e ardhshme të protestës së opozitës dhe ftesën e Ramës për dialog.

Mësohet se opozita e bashkuar ka vendosur unanimisht që të mos ulet në dialog me kryeministrin Rama për Reformën Zgjedhore.

Të sapo dalë nga takimi me Bashën, Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shprehën se nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Ramën. Ndërsa vetë kryedemokrati i është drejtuar mediave të pranishme në gjermanisht, duke thënë: Asgjë e re!

Mbledhja e opozitës vjen menjëherë pas ftesës e kryeministrit Edi Rama për dialog pa kushte për Reformën Zgjedhore. Basha ka reaguar pas letrës së Kryeministrit Rama, duke e quajtur si ofertë të pasinqertë.

Basha tha se letra e Ramësështë provokim, dhe se reforma Zgjedhore nuk mund të bëhet me kryetar të Reformës Zgjedhore, ish-ministrin Damian Gjiknuri.