Policia ka arrestuar në flagrancë një 45 vjeçar për veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.
Sipas policisë specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G.K., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrashbull, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur i’ u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me mbishkrimin SIG-SAUER, dhe një kreher me tre fishekë model 7.65 mm.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.