Shqipërisë i është shtuar një pajisje e re përgjuese. Tashmë mesazhet dhe telefonatat që shqiptarët bëjnë përmes WhatsApp dhe Viber nuk janë më private. Sipas burimeve të gazetës shqip, aparatura moderne ndodhet tek godina e “Polit të Drejtësisë” dhe transkipton tekstet që vijnë përmes WhatsApp dhe Viber, por edhe telefonatat që realizohen përmes këtyre dy platformave.
WhatsApp është kthyer në rrjetin më të përdorur në Shqipëri për komunikimet me mesazhe, por edhe për telefonata.
Por tashmë, para se të shkruani, duhet të mendoheni dy herë për ato që shkruani.