Zbardhet DËSHMIA e atentati ndaj Lul Berishës, kërcënimi dhe vetëplagosja

Zbardhet DËSHMIA e atentati ndaj Lul Berishës, kërcënimi dhe vetëplagosja

354
0

Dëshmon në Gjykatë 36-vjeçari Ahmet Ajeti, i akuzuar si organizator i atentatit ndaj Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit në vitin 2005.

Mësohet se Ajeti ka thënë para gjyqtarëve se kur u kthye në Shqipëri në vitin 2005 kishte takuar dy persona së bashku me mikun e tij Osman Karpuzin, të cilët i kishin dhënë një armë dhe i kishin thënë të vrisnin Berishën.

“Në gusht të vitit 2005 erdha në Shqipëri pasi kërkoja punë. Erdha bashkë me Osman Karpuzin të cilin e njihja që nga viti 2001. Osmanin e kam njohur në luftën kombëtare të Maqedonisë. U ndalëm fillimisht në Tiranë tek një ndërtesë.
Aty takuam dy persona të cilët na thanë se mund të na siguronin punë. Por puna ishte në Durrës. Udhëtuam drejt Durrësit dhe na vendosën në hotel atje. Dy personat na thanë që ishte hoteli i tyre. Të nesërmen ata erdhën prapë dhe na sollën një armë bashkë me një fotografi. Na thanë këtë personin duhet ta vrisni. Më shumë biseduan me Osmanin”, ka rrëfyer Ajeti.

36-vjeçari ka dëshmuar se dy personat i kishin kërcënuar dhe i kishin detyruar të vrisnin Lul Berishën, por sipas tij, ai ishte vetësakrifikuar duke u vetëplagosur për të mos kryer vrasjen.

“Por ne nuk donim të bënin vrasje. Ata na thanë s’keni shpëtim pa kryer veprën penale. Atëherë vendosa të vetësakrifikohesha. Kur Osmani doli për të blerë cigare unë mora armën dhe në hyrje të ndërtesës u vetëplagosa në anën e majtë në bark. U vetëplagosa pasi nuk doja të kryerja vrasje. Unë kisha ardhur në Shqipëri pasi jam kryefamiljar dhe vëllain e kam invalid të luftës.
Në spital erdhën dy personat dhe më thanë që nëse flet vëllain nuk do ta shikosh më. Më mori policia në pyetje, na ka ruajtur një polic në një shtëpi.
Policisë i thashë që jam përplasur në një sherr banal me disa persona dhe meë plagosën. Na ka shoqëruar polici që na ruante deri në dalje të Durrësit dhe ne u larguam”, mësohet të ketë thënë Ahmet Ajeti në Gjykatë.