Qytetarët spiunojnë për armën 31-vjeçarin në Kamëz

Qytetarët spiunojnë për armën 31-vjeçarin në Kamëz

460
0

Një  31-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi qytetarët e kanë denoncuar për  armëmbajtje pa leje në Kamëz.

Autoritetet kanë marrë informacion nga qytetarët se shtetasi me iniciale E.K. në gomisterinë e tij mbante sende të kundraligjshme.

Sipas policië, organizuan menjëherë operacionin policor të koduar “Shinat”, ku në zonën e Fushë-Mëzezit, gjatë kontrollit të gomisterisë së shtetasit E. K., shërbimet e policisë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikov, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë i riu akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”

Njoftimi i policisë:

Bashkëpunimi komunitet – polici vë në pranga një 31-vjeçar për armëmbajtje pa leje

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shinat”.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Shërbimet e policisë të komisariatit Nr. 5, në sajë të informacioneve të dhëna nga qytetarët, finalizuan operacionin policor të koduar “Shinat”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E.K., 31 vjeç, banues në Kamzë/Tiranë.

Shërbimet e policisë kanë marrë informacion nga qytetarët se ky shtetas në gomisterinë e tij mbante sende të kundërligjshme.

Menjëherë nga shërbimet e policisë të komisariatit Nr. 5 është organizuar operacioni policor i koduar “Shinat”, ku në zonën e Fushë-Mëzezit, gjatë kontrollit të gomisterisë së shtetasit E. K., shërbimet e policisë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikov, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprime të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.