Basha me paralajmërim të fortë për deputetët: Po ju mbajmë shënim emrat,...

Basha me paralajmërim të fortë për deputetët: Po ju mbajmë shënim emrat, nesër do t’ju ndjekim…

347
0

 

 

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka paralajmëruar kompanitë koncernsionare dhe të gjithë deputetët që do ta votojnë sot në Kuvend, për rrugën Balldren-Milot dhe Orikum-Dukat, që sipas tij po bëhen gati të grabisin paratë e Shqiptarëve, se po i mban shënim dhe se ata do të jenë subjekt të ligjit antimafia.

Nga selia e PD-së Basha paralajmëroi deputetët që do të votojnë pro këtyre pr/ligjeve se emrat e tyre do të mbahen shënim, ndërsa shtoi se ata do të hetohen nga Antimafia.

“Dua të paralajmëron çdo anëtar të seancës që ngre dorën për të miratuar vjedhjen me ligj se nesër do të jetë subjekt i ligjit antimaifa. Sot po ju vështojmë dhe do ju mbajmë shënim emrat. Nesër do ju ndjellim këmba këmbës. Çdo qindarkë dhe çdo pronë do të jetë nën lupën e ligjit Antimafia dhe të SPAK-ut. Ajo çka votohet sot nga Landfilli i republikës me ligj, pasi ky projekt i diskutuar në restorantin luksoz të Ramës, ndërsa në fakt është në pronësi të familjes Kola.Kjo komani nuk ka kryer asnjë punë. Bardhi Konstruksion SHKP ka kapital 100 mijë lekë. Bëhet fjalë për 1 operator. Është futur për të futur në lojë paratë e pista të drogës, e njëjta skemë si me unazën e re.”, tha ai.

“Në këto momente pak metra pas meje në kuvendit e cunguar, landfillin e Republikës së Shqipërisë po finalizohet grabitja më e madhe në historinë 30-vjeçare në historinë e pluralizmit.

Ndërkohë kreu i opozitës shton:

“Koncesioni i rrugës Milot-Balldren i Ndue dhe Agim Kolës me vjelë 296 milionë euro apo 17 mln euro për kilometër dhe koncesioni i rrugës Orikum-Dukat i Lorenc Gjikurisë me vlerë 70 mln euro.

Dekreti i Presidentit të Republikës për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive po bëhet gati të kthehet poshtë nga cjapët dhe delet e korrupsionit në parlamentin e dalë si pasojë e krimit të organizuar dhe blerjes së votave.

Vetëm një parlament ilegjitim i përbërë jo nga burra e gra që përfaqësojnë socialistët por skllevër të krimit e oligarkëve mund të votojnë kontrata të tilla. Vetëm një parlament peng i krimit e oligarkëve mund të bëhet noter. kjo është vjedhje me ligj”