Pas sherrit me xhaxhain qëlloi me sëpatë gruan dhe vajzën e tij,...

Pas sherrit me xhaxhain qëlloi me sëpatë gruan dhe vajzën e tij, arrestohet autori i plagosjes në Vlorë (EMRI)

463
0

Mariglen Çobaj është arrestuar nga policia e Vlorës pak më parë pasi gjatë një sherri me xhaxhain, qëlloi me sëpatë nusen dhe vajzën e tij.

 

Mbrëmjen e sotme, 27 vjeçari Mariglen Çobaj pas një sherri me xhaxhain e tij në fshatin Gumenicë të Vlorës, ka qëlluar me bishtin e sëpatës nusen dhe vazjën e xhaxhait, të cilat kishin ndërhyrë për të shuar sherrin.

 

Paraprakisht bëhet me dije se Çobaj nuk ka bërë rezistëncë ndaj efektivëve të policisë, dhe është arrestuar në banesën e tij. Ndërkohë, nusja dhe vajza e xhaxhait të tij ndodhen në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën.

 

NJOFTIMI I PLOCISË:

 

Vlorë/Informacion paraprak

 

Kapet dhe shoqërohet në Polici për veprime të mëtejshme autori i ngjarjes në Gumenicë të Selenicës.

 

Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën

 

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen.

 

Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes