Lëviznin me armë zjarri dhe kanabis, në pranga 2 persona në Tiranë...

Lëviznin me armë zjarri dhe kanabis, në pranga 2 persona në Tiranë  

416
0

Dy persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Të arrestuarit janë  33 vjeçari me inicialet E.D, banues në Yrshek, Tiranë dhe  25 vjeçari, me iniciale E.B, banues në Yrshek. Tiranë.
Sipas policisë dy shtetasit lëviznin me sende të kundërligjshme me vete.

Ndërkohë dy shtetasit u arrestuan në një lokal në zonën e Yrshekut, ku policia ka ushtruar kontroll fizik. Gjatë kontrollit fizik shtetasit E. D., iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, ndërsa shtetasit E. B., iu gjet një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis.

Materialet proceduarale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 operacioni policor i koduar “Aleati 2”

Në pranga dy shtetas.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis.

Komisariati i Policisë Nr. 6 në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Aleati 2”, në kuadër të të cilit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. D., 33 vjeç, banues në Yrshek, Tiranë;

– E. B., 25 vjeç, banues në Yrshek, Tiranë;

Për shtetasit e lartpërmendur shërbimet e policisë të komisariatit Nr.6 dispononin informacion se lëviznin me sende të kundërligjshme me vete.

Menjëherë nga shërbimet e policisë është organizuar operacioni policor “Aleati 2” për kapjen e tyre në flagrancë. Pasi shërbimet e policisë i kanë konstatuar këta dy shtetas në një lokal në zonën e Yrshekut, u kanë ushtruar kontroll fizik. Gjatë kontrollit fizik shtetasit E. D., iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, ndërsa shtetasit E. B., iu gjet një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit E. D. dhe për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit E. B.