ISP nxjerr RAPORTIN për deputetët ‘e rinj’ të opozitës, zbulohet CV-ja e...

ISP nxjerr RAPORTIN për deputetët ‘e rinj’ të opozitës, zbulohet CV-ja e çuditshme e njërit prej tyre

412
0

Deputetët “e rinj” që morën mandatet në pranverën e vitit 2019 do të mbeten rast studimor për natyrën unike të krizës, zëvendësimit dhe impaktin në parlament dhe në politikë.

Në raportin “Parlamenti në kohën e krizës: monitorim dhe analizë janar-gusht 2019” publikuar nga Instituti i Studimeve Politike jepet vlerësimi pozitiv për angazhimin në fjalime e debate të disa prej tyre, (Murrizi, Hajdari, Gjoni, Maliqi, Roshi, Përmeti, Musaj, Dhimitri, etj), por edhe një vlerësim kritik për një pjesë tjetër të deputetëve me tregues minimalë të efikasitetit dhe investues në rënien më tej të besimit publik tek parlamenti.

Konkretisht, në raport theksohet se “integrimi i deputetëve të rinj në politikë u shoqërua gjithashtu me shqetësime dhe shpesh edhe me investim në dëm të imazhit të parlamentit dhe të vetë politikës. Disa deputetë nga prurjet e reja u keqpërdorën nga media dhe vetë ata preferuan të ishin viktimë e titujve kryesore ne media dhe e debateve spekulative. Kjo pjesë e deputetëve demonstroi mungesë të theksuar profesionalizmi, të njohurive politike dhe të integritetit në angazhimin e ri parlamentar”.

“Për konkluzione të tilla ekzistojnë fakte, analiza, të dhëna monitoruese, etj, por ndonjëherë mjafton edhe një detaj për t’i thënë të gjitha, – për shembull, si kjo CV-ja zyrtare e njërit prej deputetëve aktualë 2019, pra në kohën kur parlamenti do të duhej të ishte tempulli i demokracisë, të kishte cilësi përfaqësimi dhe kur Shqipëria pret të nisë bisedimet për anëtarësim në BE (!!). Pa koment!”, thuhet në raport.