“Fëmijën tim ta mbajë shteti se është jetim”, ish-bashkëshortët përplasen live në...

“Fëmijën tim ta mbajë shteti se është jetim”, ish-bashkëshortët përplasen live në emision

457
0

“Fëmijën tim ta mbajë shteti se është jetim”. Kjo ka qenë deklarata befasuese e një babai për djalin e tij, ndërsa u përball sot live me ish-bashkëshorten në  emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’. Teksa ish-gruaja ishte e pranishme në studio, ku i kërkonte ish-burrit që të shihte më shpesh djalin e tij, sot 11 vjeç, ai është bërë pjesë e emisionit me një lidhje telefonike.

Ai tha se gjithmonë e kishte takuar djalin, madje i kishte kërkuar edhe 11 vite më parë ish-gruas që ta mbante ai fëmijën.

PERBALLJA
Ish-burri: 
Nuk e kam mohuar fëmijën tim. E kam ndihmuar me aq sa kam mundur. Ajo sdi pse ka ardhur në emision sepse me mua ka kontakte dhe mund te sqarohej me mua kur te donte.

Ish-gruaja: Nga ty kërkoj që të kesh komunikim më të shpeshte me djalin.

Ish-burri: Ti i di hallet e mia.

Ish-gruaja: Ndihmoje djalin sepse je babai i tij.

Ish-burri:
 Të kam thënë ‘ma jep cunin se e rris unë’.

Ish-gruaja: Ti mund ta takosh kur të duash, por unë do ta mbaj vetë djalin tim.

Ish-burri: Edhe para 11 vitesh të kam thënë ma jep çunin se e rris unë. Nena e Inës nuk ma ka lejuar të nxirrja xhiro djalin. Femijën tim ta mbaj shteti se është jetim.

Ish-gruaja: Femija im nuk është jetim, është kopja jote. Nuk dua leke nga ti, por kur të mundesh mbushi një çante me ushqime, jepi dashuri, mos i moho të drejten për të patur një baba