Akuzat/ Agim Kajmaku dorëzon shenjat e gishtave, Prokuroria letër të dytë

Akuzat/ Agim Kajmaku dorëzon shenjat e gishtave, Prokuroria letër të dytë

472
0

Kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku dorëzon zyrtarisht në polici shenjat e gishtave.

Mësohet se Prokuroria ka dërguar një kërkesë të dytë në shtëpinë e Kajmakut dhe pas kësaj, ky i fundit është paraqitur në polici.

Njësia e dekriminalizimit i ka marrë shenjat e gishtave të Kajmakut që më 3 shtator dhe do t’i krahasojë me ato që pritet të vijnë nga Greqia.

Ndërkohë kujtojmë se Partia Demokratike ka kërkuar verifikimin e figurës së kryebashkiakut i Vorës, pasi pretendojnë se ka qenë i dënuar në Greqi dhe është dëbuar.

Pak ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se Kajmaku nuk i ishte përgjigjur kërkesës së saj për të dhënë shenjat e gishtave, ndërsa kryeprokurorja Arta Marku fajësoi postën se ka ngatërruar adresën.