Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur që në mëngjes seanca në ngarkim të ish-ministrit Saimir Tahiri, ku Prokuroria kërkoi dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm. Seanca po vijon ende dhe tani është radha e mbrojtjes së të pandehurit.
Ish ministri Tahiri, ka zgjedhur qe ta beje vete mbrojtjen perpara trupit gjykues. Rreth ores 11:50, seanca u nderpre per pak pushim.
Duke marre parasysh faktin se Tahiri ka kerkuar gjykimin e shkurtuar dhe kjo eshte pranuar, ai përfiton ulje me 1/3 e dënimit, duke bërë që Prokuroria do të kërkojë 8 vite burg.
Tahiri se bashku me ish drejtorin Jaeld Cela, akuzohen për 3 vepra penale, atë të “Trafikut të lëndëve narkotike”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Tre prokurorët e çështjes, pretendojnë se me provat dhe faktet e sjella në gjykim vërtetohet fajësia e dy ish zyrtarëve të lartë në trafikun e kanabisit.
Nga ana tjetër, ish ministri Tahiri, gjatë periudhës së hetimit dhe gjykimit ka mohuar akuzat, duke ngritur pretendime se gjyqi ndaj tij është i montuar politikisht dhe se Prokuroria, s’ka asnjë provë që e implikon atë.
Tahiri dhe Jaeld Çela po gjykohen me procedurën e shkurtuar, cka do të thotë se provat e akuzës nuk do të merren në shqyrtim gjyqësor dhe në rast dënimi, ata do të përfitojnë ulje të tij në 1/3-ën.