“I dënuar në Itali e Maqedoni dhe me 3 identitetet”, PD kërkon...

“I dënuar në Itali e Maqedoni dhe me 3 identitetet”, PD kërkon verifikimin e një tjetër kryebashkiaku të PS

399
0

Partia Demokratike ka kerkuar ditën e sotme nga Prokuroria verifikim per nje tjeter te zgjedhur te PS ne krye te bashkive te vendit.

Behet fjale per kreun e Bashkise se Vaut te Dejes, Mark Babanin, i cili sipas PD “Është i ndaluar/dënuar/dëbuar në Itali dhe Maqedoni. Ka fshehur edhe 3 identete të tjera.”

Sipas PD-së “Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i  arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003.”

Ndërkohë PD thekson se  “Ekzistojnë dyshime të arsyeshme sipas indicieve të bëra publike më parë, se ky shtetas, gjithashtu në mënyrë ilegale ka mbajtur edhe disa identitete të tjera.

Konkretisht:
1. Mark Ndoc Babani, i datëlindjes 24.12.1965
2. Marq Saimir Babaj, i datëlindjes 11.06.1967
3. Ylli Saimir Babaj, i datëlindjes 02.11.1968”