Manjani kundër raportimit të Metës: Gabim vatja e Presidentit në atë “gjellë...

Manjani kundër raportimit të Metës: Gabim vatja e Presidentit në atë “gjellë qensh”!

404
0

Ish-ministri i Drejtësisë dhe juristi i njohur, Ylli Manjani, është kundër raportimit të Presidentit Meta në komisionin hetimor të ngritur nga mazhoranca në parlament për shkarkimin e tij.

Duke  ju referuar Manjani nenit 162 të Kodit të Procedurës Penale, shkruan se “Nenet e këtij Kodi janë të zbatueshme edhe për procedurat hetimore parlamentare.

Dhe kur Prokurori i shtetit e ka detyrë ti shkojë në zyrë Presidentit të Republikës, Ulsiu po e po! Si Çeço madje.”
Postimi i plotë:

Për të gjithë ata që më pyetën “mbi ç’ligj Presidenti i Republikës nuk duhet të shkojë tek Komisioni Hetimor”,po ju sjell në vemendje nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale.

Nenet e këtij Kodi janë të zbatueshme edhe për procedurat hetimore parlamentare.

Dhe kur Prokurori i shtetit e ka detyrë ti shkojë në zyrë Presidentit të Republikës, Ulsiu po e po! Si Çeço madje.

Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit mund edhe të shkojnë, Presidenti JO!

Ky është një nen që ka të bëjë me dinjitetin e funksionit Publik dhe jo domosdoshmërisht të personave që e kryejnë arë funksion.

Nuk mund të shkalafatet Presidenti i Republikës nëpër qorrollepsje politike parlamentare. Presidenti është zyrtari që ka në dorë të kufizojë Parlamentin nëpërmjet të drejtës së vetos. Ka të drejtë edhe ta shpërndajë Parlamentin, në rrethana të caktuara.

Ndaj them që është gabim vatja e Presidentit aty, në atë gjellë qensh. (Ndjesë qenve).