Gjendet kufoma e një personi në Librazhd, dyshohet se është mbytur

Gjendet kufoma e një personi në Librazhd, dyshohet se është mbytur

424
0

Pranë digës  së lumit Rrapuni në Librazhd, është gjetur sot kufoma e një personi, gjinia mashkull, i cili paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Ndërkohë policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë hapur hetimet për zbardhjen e saj.

Trupi i pajetë është dërguar në morg dhe po pritet të dalin përgjigjet e ekpertizës për shkaqet e plota të vdekjes.