“Plan për të djegur Kuvendin” Meta zbulon informacionin sekret: Ja çfarë...

“Plan për të djegur Kuvendin” Meta zbulon informacionin sekret: Ja çfarë do të shfrytëzohej

463
0

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka thënë  ditën e sotme përpara  Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij, një informacion sekret dhe të klasifikuar, që mori një ditë para se të shfuqizonte 30 qershorin si datën e  mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend.

Ai ka thënë se nga burime tërësisht të besueshme është njoftuar se persona të caktuar do të digjnin Kuvendin e Shqipërisë.

“Presidenti për shkak të detyrës së tij ka pasur informacione të mjaftueshme si në rrugë zyrtare dhe shtetërore, edhe përmes burimeve të tjera për përpjekje për të organizuar akte destabilizimi në vend. Në mënyrë të vecantë në datën 7 qershor një ditë para se presidenti të bënte publik vendimin për shfuqizimin e datës 30 qershor ka marrë një informacion që është sekret dhe i klasifikuar, nëse komisioni do të njihet mund të ndodhë, pasi të merrej leja dhe te verifikohen certifikatat e sigurisë të anëtarëve të komisionit. Me pak fjalë, ky informacion bënte të qartë që persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e opozitës më 8 qershor, edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë”- tha Meta.

Ndërkohë Meta sqaron se:

Ky ishte informacion i besueshëm, po të kishe parasysh pasojat nga këto protesta e konfrontime, i keni parasysh deklarartat e ministrisë së brendshme për shumë policë të plagosur, duke e kombinuar këtë informacion mora ate vendim. Një ngjarje e cila mund të prodhonte pasoja për jetën e qytetarëve dhe shkatërrim të imazhit të vendit tonë që me aq ngjarje që ishin bërë deri në atë moment ishte shkatërruar. Historia e vendit tonë për fat të keq nga 2 prilli e deri në 21 janar është plot me ngjarje të tilla të hidhura ku përmes protestave e gjatë protestave kemi pasur viktima dhe isha i bindur se ishte detyra ime që të bëja gjithcka që në datën 8 qershor të evitohej në mënyrë të padiskutueshme një ngjarje e tillë e të krijoja mundësi për një dritare e reflektim midis palëve sikurse e thotë edhe qartë raporti i OSBE-ODIHR pra gjithcka ishte antagonizëm i përbashkët i dy palëve që dëmtonte dhe cënonte integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri. Antagonizëm do të thotë armiqësi, kështu që në këto kushte, kjo do të ishte një goditje shumë e fortë jo thjesht për zgjedhjet e 30 qershorit, por kthim i madh mbrapa per vendin. Të dyja palët kishin dhënë shembull të shkëlqyer për të ecur përpara në rrugën e konfliktit pa marre pergjegjesite e asaj qe mund te ndodhte. Jam i detyruar të shoh interesin kombëtar të vendit si president.