Clat janë shenjat më ”të bekuara” dhe më fatkeqet për muajin shtator?

Clat janë shenjat më ”të bekuara” dhe më fatkeqet për muajin shtator?

4390
0

Shtatori është muaji që shënon edhe fillimin e një sezoni të ri pas pushimeve, si në punë, në shkollë, etj. Astrologia Meri Shehu ishte e ftuar në një emision së fundi ku tregoi se si do jetë muaji shtator për 12 shenjat e horoskopit.

Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek me e favorizuara:

12.Gaforrja: Janë në këtë pozicion për faktin se kemi disa kundërshtime. Gjërat që gaforret do të rregullojnë në fillim të muajit do të vihen në provë në fund të muajit dhe ata do të kuptojnë gabimet dhe nuk do të jenë shumë komodë. Çështjet ligjore dhe puna do të jenë pak të vështirësuara. Mund të përmbyset një projekt shumë i rëndësishëm.

11.Dashi: Nëse nuk do të jenë metodikë dhe të kenë arritur diçka me realizëm nuk do mund të arrijnë në një majë që pretendohet. Do të kenë zhgënjime. Do të kenë çështje ligjore pengesë. Dashuria është drejt konkretizimeve.

10.Peshqit: Janë në këtë pozicion sepse sado përkrahje dhe bashkëpunime të kenë në fillim të muajit, ekziston lidhja Neptun-Jupiter që nuk jep mbështetjen e duhur. Do të kenë plane, qëllime dhe konkretizime deri diku. Mund të kenë zhgënjime në dashuri.

9.Bricjapi: Kanë një energji të mirë për muajin shtator. Do të udhëtojnë, do të dashurojnë dhe do të vendosin për një marrëdhënie konkrete. Në fund të muajit do të ndodhin disa ndryshime, që do t’i detyrojnë të shohin edhe një herë pas. Do të kenë plane familjare dhe do të forcohen marrëdhëniet në çift.

8. Demi: Do të kenë përfitime këtë muaj. Nëse kanë një partneritet mund të jenë të suksesshëm gjatë Shtatorit dhe mund të fitojnë para. Duhet të kenë kujdes me çështjet ligjore dhe me partneritetet. Dashuria do të jetë e qëndrueshme për ta.

7. Binjakët: Do të aludohet për karrierën dhe jetën e tyre. Mund të kemi një ngritje shumë të madhe në detyrë, por kjo mund të rrëzohet shumë shpejt brenda muajit. Edhe në jetën personale mund të shkojë pak a shumë e njëjta gjë. Mund të mendojnë se kanë gjetur njeriun e duhur dhe në fund të muajit mund të thonë se nuk ekziston.

6. Virgjëresha: Nëse virgjëresha këtë muaj ka një bashkëpunim me demin apo bricjapin mund të arrijnë një kombinim të fuqishëm për bashkëpunime të rëndësishme. Virgjëresha është në kulmin e energjisë. Në 15 ditëshin e parë shumë gjëra mund të ndryshojnë për mirë.

5. Peshorja: Pas 15 ditëshit të parë të muajit Shtator do të marrin stafetën. Do të kenë rendiment, do t’i japin më shumë rëndësi marrëdhënies me të tjerët, etikës dhe do të bëhen më njerëzor. Në dashuri do të ndodhin ndryshime shumë të rëndësishme dhe paratë do të kenë ngritje.

4. Akrepi:Do të kenë ndikim pozitiv nga Bricjapi dhe Virgjëresha. Do të kenë rendiment në punë dhe do të ngrihen në karrierë. Do të jenë pak të fshehtë këtë muaj dhe do të shijojnë jetën e tyre personale.

3. Ujori :Do të jenë mendja dhe pjekuria e kësaj periudhe. Do të bëjnë punë të rëndësishme. Paraja nuk do të jetë shumë mirë për ta.

2. Shigjetari :Ana ekonomike e shigjetarëve do të shkëlqejë këtë muaj. Do t’u jepet mundësia të rregullojnë stabilitetin ekonomik dhe karrierën. Do të mund të bëjnë të mira edhe për veten, edhe për të tjerët. Nuk është moment për dashuri për ta, por për para dhe karrierë.

1. Luani :Dielli rrezaton akoma në shenjën e tyre, edhe pse jemi në shenjën e Virgjëreshës. Virgjëresha do ta ngrejë shumë Luanin në çështjet ekonomike këtë muaj dhe paratë i duhen shumë Luanit, sepse shpenzon.