Kryeministri ndan librat shkollorë në Vlorë dhe ka disa këshilla për nxënësit

Kryeministri ndan librat shkollorë në Vlorë dhe ka disa këshilla për nxënësit

466
0

Kryeministri Edi Rama  eshte ndalur gjatë qëndrimit të tij në Vlorë në shkollën “Mynyr Xhindi”, ku ndoqi nga afër procesin e shpërndarjes së teksteve shkollore falas.

Ndërsa u ndal të takojë nxënësit që ulen për herë të parë këtë vit në bankat e shkollës, Rama këshilloi ata të mirëmbajnë e mos i grisin librat.

“Këto libra do t’i ruash si sytë e ballit. Nuk do t’i zhgarravisësh, nuk do t’i harrosh, nuk do t’i humbësh, nuk do t’i grisësh, por do t’i ruash kështu dhe do t’i hapësh me dashuri dhe kujdes sepse shok më të mirë se libri nuk ka”, tha Rama.