Nga skena gjigante deri tek këngëtarët pjesëmarrës, zbulohet se çfarë do të...

Nga skena gjigante deri tek këngëtarët pjesëmarrës, zbulohet se çfarë do të ndodhë në koncertin madhështor të Capital T në Tiranë

364
0

 

Nga Liarda Kondakçiu

 

‘Sytë e tu’, ‘ Kujtime’, ‘Pse po ma lun lojën’, ‘Ma e mira’ janë vetëm disa nga hitet e këngëtarit të njohur Capital T.

 

Prej 10 vitesh Capital T ka ditur ta surprizojë publikun shqiptar me këngët e lançuara, të cilat dëgjohen në çdo kohë.

 

Mirëpo surpriza e vërtetë nga këngëtari vjen në ‘Sheshin Nënë Tereza’, në datën 19 shtator, ora 19:19, siç e ka cilësuar dhe vetë artisti një datë shumë seksi dhe që mbahet mend.

 

Në një konferencë për mediat Capital T bashkë me grupin e organizatorëve kanë zbuluar gjithçka çfarë rezervon ‘Time Capsule’.

 

koncert.png

 

Sipas organizatorëve, ky koncert do të jetë një nga më madhështorët që është mbajtur ndonjëherë në Tiranë, zhvilluar nga një artist i cili këndon repertorin e tij. Skena do të jetë e standarteve botërore me disa nivele e kënde nga ku mund të shijohet koncerti. Ajo do të jetë e shoqëruar me argëtime të ndryshme, që nga parking, ushqim, pije  dhe sigurim i lartë.

 

Shfaqja skenike do të përfshijë shfaqje dritash, trupë balerinësh, sistem zërimi e ndriçimi me kapacitetet të pazakonta, shfaqe projeksionesh unike në gjithë ekranet po dhe më gjerë.

 

Publiku do të jetë i pajisur me byzylykët në dorë me drita shumëngjyrëshe, duke shoqëruar Capital T gjatë performancave të tij. Me këtë rast këngëtari zbuloi se edhe do të jetë pjesë e koreografisë, përveç se do të këndojë.

 

capita.png

 

I pyetur nga newsbomb.al, Capital T ka treguar se bashkë me të në skënë do t’i bashkohen edhe yje të tjerë muzikorë me të cilët ka bashkëpunuar më herët.

 

‘Do të jenë minimalisht katër këngëtarë. Nuk dua të zbulojë emra sepse mendoj që vëmendja më e madhe më takon mua’, deklaroi reperi.

 

Më tej Capital T ka treguar se pas “Time Capsule” se është në dilemë se çfarë do të ndodh me karrierën e tij, ndoshta mund edhe të heqë dorë nga muzika. Sipas tij, ky është projekti më i rëndësishëm i jetës. Por e hapur ngelet mundësia për lançimin e një albumi të ri.

 

koncert.png

 

Në fund, këngëtari ka thënë për gazetarët se ky koncert i cili do të zgjasë rreth dy orë, i dedikohet familjes së tij, miqve dhe fansave që kanë mbështetur që nga kënga e parë e deri më sot.