KËSHILLA/ Të dobësohesh pas të 50-ve nuk është më një mit

KËSHILLA/ Të dobësohesh pas të 50-ve nuk është më një mit

583
0

Shumë njerëz mendojnë se dobësimi pas të 50-ave është i pamundur pasi metabolizmi ngadalësohet dhe është shumë e vështirë të humbasësh kilet e tepërta. Në të vërtetë, mund t’ia dilni të ruani format, dhe na besoni nuk duhen shumë sakrifica. Na ndiqni më poshtë:

Metabolizmi në moshën 50-vjeçare

Ekziston ideja se organizmi fillon të reduktojë konsumin e kalorive në këtë moshë. Por duke marrë parasysh që jo të gjithë i djegin kaloritë njësoj dhe se ka shumë faktorë që ndikojnë në shpejtësinë e metabolizmit e vërteta e kësaj ideje është: kur mbushim 50 vjeç metabolizmi ulet deri në 10 % çdo dhjetë vjet dhe është vërtetuar se burrat, në gjendje pushimi, djegin më shumë kalori se gratë.

Aktivitetet e duhura për t’u dobësuar në moshën 50-vjeçare

Gjysmë ore aktivitet fizik në rutinën e përditshme ndihmon në riaktivizimin e metabolizmit në mënyrë efikase dhe të shëndetshme. Sportet më të rekomanduara janë biçikleta, ecja, pilates, por nëse fiziku ua lejon mund të bëni edhe step, zumba dhe lloje të ndryshme të yoga-ve.

Dieta dobësuese për 50-vjeçarët

Për sa u përket këshillave rreth ushqyerjes, duhet të hiqni dorë nga disa rituale pak të shëndetshme dhe të adoptoni një rutinë rigoroze për organizmin dhe linja tuaja.

Merrni mjaftueshëm antioksidantë

Antioksidantët ndihmojnë për të luftuar veprimin e radikaleve të lira që janë përgjegjësit kryesorë të plakjes. Lajm i mirë është që mund t’i sigurojmë nga burime të ndryshme si: boronica, manaferrat, qershia, kumbulla, molla, rrushi i zi, lakrat, kungujt, karota, spinaqi e specat.

Sa më shumë erëza

Një tjetër sekret për t’u dobësuar pas të 50-ave është përdorimi i erëzave të ndryshme të cilat mund të zëvendësojnë shumë mirë kripën. Një erëz me përfitime të mëdha shëndetësore është shafrani i Indisë, për shembull.

Menu për t’u dobësuar në moshën 50-vjeçare

Mëngjesi: Kos me fruta të freskëta,kafe pa sheqer, lëng portokalli ose frutash të shtrydhura.

Dreka: 70 gram oriz, elb ose hikërr apo miks perimesh me perime të ziera ose të gjalla.

Darka: proteina sipas dëshirës (2 vezë, 120 gr mish, 200 gr peshk) dhe perime të gatuara ose të gjalla sipas dëshirës.

/Living/