FOTO/ Momenti kur katër vjeçari që nuk mund të ekspozohej në diell...

FOTO/ Momenti kur katër vjeçari që nuk mund të ekspozohej në diell luan për herë të parë jashtë

541
0

 

Ëndrrat e fëmijëve janë nga më të pafajshmet, të çudtishmet, por ka dhe nga ato që të ‘këpusin shpirtin’! Brody është një katër-vjeçar që kurrë s’ka dalë të luajë jashtë ditën, kjo sepse nuk mund të ekspozohet në diell. Brody, ka kaluar gati gjysmën e jetës së tij në spital, që prej kohës kur nëna e tij Julia Rubin e solli në jetë vetëm 26 javësh. Peshonte më pak se 1 kilogramë  dhe teksa rritej, gjendja nuk përmirësohej, por u përkeqësua deri në atë pikë sa djali nuk hante.

Iu nënshtrua operacioneve të panumërta dhe në moshën 2-vjeçare u diagnostikua me keqformim Chiari III, që shkakton defekte në pjesën e trurit që kontrollon ekuilibrin. Brody ka probleme për të ecur dhe jeton me dhimbje të forta kronike.

Për shkak të ndjeshmërisë së tij ekstreme ndaj ekspozimit në diell, Brody kurrë nuk duhet të luajë jashtë si një fëmijë normal. Duke marrë parasysh që ky djalë i vogël e do aq shumë plazhin dhe oqeanin, të qenit i mbyllur kaq gjatë për kaq kohë ka qenë një nga pjesët më të padurueshme të gjendjes së tij mjekësore.

Brody digjet aq lehtë sa që lëvizja e thjeshtë nga shtëpia e tij në spital mund të shkaktojë flluska djegieje në fytyrën e tij. Përveç kësaj, ai duhet të ushqehet përmes tubacioneve, mekanizma që e ndalojnë atë të notojë apo të lëvizë në mënyrë të shkujdesur. Por me kalimin e kohës, i vogli filloi të forcohej dhe me kujdesin mjekësor ata arritën t’i plotësonin dëshirën më të madhe. Të luante jashtë, pa tubat që e mbanin lidhur në krevat. Këto momente janë aq të bukura…

/Living/