Policia ka bërë të mundur arrestimin e 22-vjeçarit Fatjon Ketës, i cili vrau me thikë Arlind Pashën mëngjesin e sotëm në Bulqizë.
Mësohet se Fatjon Keta u arrestua teksa po tentonte të fshihej në qytetin e Bulqizës. Gjithashtu raportohet se autori dhe viktima ishin shokë me njëri-tjetrin, por ende nuk dihen arsyet e sherrit që çoi në vdekjen e 21-vjeçarit.
Keta dyshohet se ka probleme mendore, ndërsa mëngjesin e sotëm para se të kryente krimin ai ka dhunuar nënën dhe motrën e tij.
Njoftimi i plotë:
Kapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes së ndodhur në Bulqizë.
Policia e Bulqizës pas rreth 1.30 minuta në ndjekje të autorit, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të plagosjes me thikë të 21 vjeçarit i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital.
Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, në qytetin e Ri Bulqizë kapi shtetasin F.K, 22 vjeç, banues në Bulqizë, i cili gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta plagosi me thikë me pasojë vdekjen shtetasin A.P, 21 vjeç, banues në Bulqizë.
Në Komisariatin e Policisë Bulqizë është shoqëruar për tu marrë në pyetje edhe vëllai i autorit të dyshuar , shtetasi E.K, i cili ka qenë prezent në konflikt gjatë ndodhjes së konfliktit.
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/508472879929215/