Mashtruan me TVSH-në, të arrestuarit biznesmenë të njohur në Tiranë, në kërkim...

Mashtruan me TVSH-në, të arrestuarit biznesmenë të njohur në Tiranë, në kërkim disa të tjerë

469
0

Mësohet se 20 personat e arrestuar në Tiranë nga Drejtoria e Krimit Ekonomik dhe Hetimi Tatimor janë biznesmenë të njohur.

 

Këta shtetas ishin të përfshirë në krijimin e skemave të mashtrimit me TVSH-në, ndërsa aksioni vijon dhe në këto momente dhe priten arrestime të tjera pasi numri i personave të përfshirë në këtë veprimtari të jashtëligjshme është më i lartë.

 

Vala e arrestimeve ka nisur me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, ndërsa shumica e të arrestuarve janë biznesmenë në fushën e ndërtimit dhe i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik prej miliona lekësh duke mashtruar me faturat tatimore.

 

Prokuroria është vënë në lëvizje pas kallëzimit të bërë ndaj këtyre shtetasve nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2017-2019 kanë krijuar kompani fiktive për tju shmangur detyrimeve. Pas analizës së kryer nga Hetimi Tatimor në muajin gusht kanë dalë në pah dhe mashtrimet e kryera nga këta shtetas me faturat tatimore.

 

Kanë qenë prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Valentin Preci ata që kanë lëshuar urdhër-arrestet për biznesmenët që ushtronin aktivitetin ne fushën e ndërtimit.

 

Në lidhje me këtë aksion të madh priten informacione të tjera nga institucionet zyrtare.