DETAJET/ Vrasja e Santjago Malkos shkakton furtunë në Policinë e Shtetit, mbi...

DETAJET/ Vrasja e Santjago Malkos shkakton furtunë në Policinë e Shtetit, mbi 100 efektivë nën hetim

368
0

Furtunë në në Policinë e Shtetit pas nxjerrjes së të dhënave nga sistemi TIMS mbi Santjago Malkon që mbeti viktimë e një atentati mafioz në Tiranë pak ditë më parë.

 

Drejtoria e Standardeve ka nisur verifikimin për më shumë se 100 punonjës policie që janë identifikuar përmes përdorimit të një kodi sigurie të veçantë pasi kanë kërkuar të dhëna në sistemin TIMS për ish-policin.

 

Referuar ligjit, asnjë punonjës policie nuk mund të nxjerrë apo të kërkojë të dhëna nga sistemi TIMS nëse nuk është i ngarkuar drejtpërdrejtë me hetimin e një çështje të caktuar.

 

santiagooo

 

Drejtuesit e policisë kanë dyshime se fotoja që ka dalë nga sistemi TIMS është bërë edhe publike në media.

 

Gjithashtu janë publikuar edhe të dhëna sensitive që kanë cënuar figurën e viktimës.

 

Santiago Malko, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e 28 gushtit në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

 

Malko, rezulton i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale, që mund të kishte përfunduar edhe me vrasje, por u parandalua nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.

 

Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, më pas është tërhequr vetë nga Policia.

 

Ndërsa bashkëshortja e tij, Dea Riçku, me origjinë nga Dibra, ka qenë pjesë e Policisë së Tiranës, në njësinë “Shqiponja”, por edhe kjo është tërhequr nga Policia pas problemeve që pati në vitin 2016 Santiago Malko, ku u përfshi në një ngjarje të rëndë kriminale, ku dy vëllezër dhe ish-polici Malko u përplasën fizikisht, vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës mbrëmjen e datës 14 prill 2016. Atë kohë burimet thanë se konflikti dyshohej të kishte ndodhur për shkak të një borxhi të pakthyer.

 

Që atë kohë, cifti u fejua dhe pas largimit nga Policia, krijuan jetën e tyre familjare, duke nisur edhe një biznes privat, me veshmbathje. Në këtë biznes ishin të vetpunësuar ish policja Dea dhe motra e Santiagos.