Ndahet nga jeta Arqipeshkvi i Bostonit dhe i Dioqezës Shqiptare

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta arqipeshkvi i Bostonit dhe i Dioqezës Shqiptare të Bostonit, Hirësia e tij Nikon.

I lindur më 1945 në Nju Jork, Arqipeshkvi Nikon u diplomua në Seminarin e Shën Vladimirit në 1966.

Ai filloi punën si prift në korrik 1969.

Arqipeshkvi Nikon shërbeu në kishën e Shën Nikollait në Sauthbrixh të Masaçusetsit si dhe në kishën e Shën Thomait në Farmington Hills të Miçiganit.

Në maj 2002, Arqipeshkvi Nikon u shugurua Peshkop i Baltimorës, raporton voal.

Arqipeshkvi Nikon u emërua Peshkop i Bostonit në Asamblenë e Dioqezës Shqiptare më 10 tetor 2003 dhe Sinodi i Shenjtë e zgjodhi Peshkop të Bostonit më 22 tetor 2003. Ai u rrit në rangun e Arqipeshkvit më 9 maj 2012.Homazhet në nderim të Arqipeshkvi Nikon do të mbahen në Katedralen shqiptare të Shën Gjergjit në Boston.

Pritet që në homazhe të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë dhe besimtarë.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *