Nuk shfaqet prej vitesh pas sëmundjes, Parashqevi Simaku ka sot ditëlindjen

Nuk shfaqet prej vitesh pas sëmundjes, Parashqevi Simaku ka sot ditëlindjen

3957
0

Një nga këngëtaret më të dashura të publikut feston sot ditëlindjen e 53-të. Parashqevi Simaku ka qenë padyshim një nga ikonat e muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare. Ajo mbetet e dashur për gjithçka dha në skenë, para ’90.

 

E bukur, por mbi të gjitha me zërin e saj, Parashqevia fitoi shumë shpejt zemrat e popullit shqiptar. Por pas largimit në SHBA, flitet se pas divorcit, jeta e saj është vështirësuar vitet e fundit. Është raportuar pak vite më parë se ajo vuan nga paraliza faciale, që i ka prekur gojën. Ndaj ajo nuk përformon më në skena dhe këngë të sajat.

 

Shpresojmë që Parashqevia të shërohet dhe të këndojë sërish. Një këngëtare si kjo, i mungon skenës shqiptare. Parashqevi Simaku u lind në Kavajë më 1 shtator 1966. Dhe më pas u shpërngul në Durrës. Ajo që e vogël filloi të këndojë, duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar.

 

Këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH) zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”. Më 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako.

 

Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh. Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën, dhe duke nxjerrë një album të ri. Hera e fundit që ajo u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar.

 

 

 

Diskografia e Parashqevi Simakut: Gëzimi i shtëpisë së re (1983); Në moshën e rinisë (1985); Një mëngjes (1986); Kur lulëzon bliri (1986); Me sytë e tu (1987); Çdo mëngjes; Çdo gjë bashkë ne e ndajmë; Buzë detit jemi rritur; Bashkëmoshatarët (1987); Koha nuk na pret (1987); E duam lumturinë (1988); Gusht e prush (1988); Jetoj (1989); Nuk jam vetëm (1989); Sonetë për vete (1990); Lejla (1990); Dëgjoma këngën (1991); Se dashuria; Kur të prisja ty; Tik Tik Tak; Mes nesh është dashuria; Më the të dua; Në sytë e tu; Qyteti im; Shoqet; Bashkë ne të dy; Sytë e një vogëlushi; Dashuria e vërtetë; Pyes veten etj.