Gjendet pas 15 vitesh në liqen trupi i pajetë i italianit, policia...

Gjendet pas 15 vitesh në liqen trupi i pajetë i italianit, policia në kërkim të gruas shqiptare. Dyshimet mbi ngjarjen misterioze

388
0

 

I zhdukur prej 15 vitesh, trupi i tij gjendet i dekompozuar brenda një makine Ford Fiesta 80 metra në liqen. Rasti është i një shtetasi italian, i cili ishte i martuar me një grua shqiptare, e cila quhet Elva Kurti dhe kjo e fundit është në kërkim nga policia.

 

scheletro-nel-lago-oggi-la-veritaal-via-il-recupero-dellauto-foto_60d16bf0-cd5e-11e9-8c7f-1d36f36d4cb8_998_397_original

Sic shkruajnë mediat italiane, cifti ishte martuar pak kohë para se italiani të zhdukej.“Hetimet janë duke u zhvilluar për të gjetur gjurmët e gruas së Rosario Tilotta, Elva Kurti, e cila nuk ndodhet më në Itali që nga viti 2007. Përgjigjet e konsullatës dhe të forcave të policisë shqiptare duhet të arrijnë po sot për të. Karabinierët gjithashtu janë duke e kërkuar përmes databazave të INPS, sepse gruaja duhet të marrë ende pensionin e burrit të saj”.

 

scheletro-nel-lago-oggi-la-veritaal-via-il-recupero-dellauto-foto_1a2d8b38-cd5a-11e9-8c7f-1d36f36d4cb8_700_455_big_gallery_linked_i

 

Të Dielën e 1 Shtatorit, u mor në pyetje vëllai i viktimës, Diego Tilotta, i cili edhe pse i kishte ndërprerë disa kohë kontaktetn me Rosarion, shpjegoi se vëllai i tij kishte dëgjuar se harxhonte shumë, shumë para, por askush në familje nuk e dinte se me çfarë merrej ai në jetë dhe me kë frekuentohej.

 

scheletro-nel-lago-oggi-la-veritaal-via-il-recupero-dellauto-foto_1aaf5d84-cd5a-11e9-8c7f-1d36f36d4cb8_700_455_big_gallery_linked_i

 

Por ata kishin shqetësimin se ai i ishte futur një rruge të keqe. Sipas policisë, viktima dhe gruaja e tij shqiptare nuk kanë asnjë precedent penal. Shqiptarja, e cila mbërriti në Itali në 2002, duket se nuk është ndalur kurrë gjatë kontrolleve për ushtrimin e prostitucionit nga policia italiane.

 

scheletro-nel-lago-oggi-la-veritaal-via-il-recupero-dellauto-foto_1b4c9a9a-cd5a-11e9-8c7f-1d36f36d4cb8_700_455_big_gallery_linked_i

 

Për momentin të gjitha hipotezat mbeten të hapura për vrasjen e italianit dhe prokurori Giancarlo Mancusi nuk ka hapur ende një dosje penale me një akuzë.

 

Tilotta mund të ketë humbur kontrollin e makinës dhe të ketë rënë në liqen për shkak të ndonjë sëmundjeje ose një aksidenti, ndërsa vëllai përjashton mundësinë që ai të ketë kryer vetëvrasje.

 

scheletro-nel-lago-oggi-la-veritaal-via-il-recupero-dellauto-foto_1bd67eae-cd5a-11e9-8c7f-1d36f36d4cb8_700_455_big_gallery_linked_i

 

Ose, në rastin më të keq, ai mund të jetë hedhur në liqen me makinë pasi mund të jetë droguar ose lidhur.

 

Autopsia do të duhet të zbulojë nëse ka pasur shenja dhune në trup dhe nëse me të vërtetë kishte mbetur për 15 vjet, në errësirën e liqenit.