Ngritja e SPAK, Gent Ibrahimi: Jemi pranë finalizimit

Ngritja e SPAK, Gent Ibrahimi: Jemi pranë finalizimit

454
0

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi ka treguar detaje nga puna për ngritjen e SPAK, ose Prokurorisë së Posaçme.

Në një intervistë për “News24”, ai shprehet se në nisje të sezonit të ri të punës, SPAK është pranë finalizimit dhe se në garë janë 15 kandidatë por se do diskutohet nëse SPAK mund të ngrihet me një numër minimal anëtarësh, vendim që do merret nga Këshilli.

“Ne sot nisim sezonin e ri të punës të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Padyshim që në fillim të këtij sezoni shpresojmë të finalizojmë procesin afatgjatë të ndërtimit të Prokurorisë së Posaçme. Ne në këtë moment, nga ai grup prej 15 prokurorësh që kemi përzgjedhur si kandidatë për në SPAK presim verifikimin e kushtit të fundit që është kalimi prej tyre i procesit të vettingut. 5 prej tyre e kanë kaluar plotësisht dhe mund të emërohen çdo çast nga ana jonë, sidoqoftë ne presim një numër të arsyeshëm. Se çfarë është ky numër i arsyeshëm do të jetë vendim i Këshillit”, tha Ibrahimi.