Meta rikthehet pas 18 vitesh në Varshavë: Dëshmi vitaliteti e një kombi...

Meta rikthehet pas 18 vitesh në Varshavë: Dëshmi vitaliteti e një kombi të paepur

412
0

 

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka ndarë përshtypjet e tij për rikthim në Varshavë, pas 18 vjetesh.

Meta thotë se “Ky qytet është dëshmia më e fortë e vitalitetit të një kombi të paepur për liri dhe dinjitet kombëtar”.

“Kënaqësi të rikthehesha në Varshavë pas 18 vitesh. Ky qytet është dëshmia më e fortë e vitalitetit të një kombi të paepur për liri dhe dinjitet kombëtar.
80 vite më parë filloi një luftë barbare që e ktheu në rrënojë totale një nga qytetet më të bukura të kontinentit. Por përsëri Varshava është një kryeqytet impresionues që nuk ndalet së zhvilluari. Krenar për marrëdhëniet tona të shkëlqyera në të gjitha fushat dhe mirënjohje e veçantë për turistët polakë, të cilët vijnë duke u shtuar çdo vit në brigjet dhe malet tona”, shkruan Meta në Facebook.