Nëse ka një gjë mahnitëse në jetë, një prej tyre është kafeja! Ne e dimë të mirën e pirjes së saj në përditshmërinë tonë, në formë të lëngshme, si ekstrakt, si substancë magjike për të na zgjuar nga gjumi, por ne nuk e dinim që kishim edhe përfitime në departamentin e bukurisë.
Për shembull, a e dini se kafeina është provuar shkencërisht që shpërthen celulitin? Ose që aplikimi për një një javë në flokët tuaj mund të nxisë rritjen? Ne dhe shumë ekspertë biem dakord: ndërsa gjerbja e kafesë është e duhura për një jetë më të mirë, mbi të gjitha ajo është eliksir i bukurisë për të gjitha femrat!
Flokët
Përfitimet mbrojtëse antioksiduese të kafesë shtrihen tek maskat e flokëve ose produktet e flokëve që parandalojnë thyerjen dhe përmirësojnë shkëlqimin.
Qeskat poshtë syve
Kur praktikohet në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet kremrave të syve, kafeina ndihmon në zvogëlimin e qeskave poshtë syve duke kufizuar rrjedhjen e gjakut në zonë dhe reduktimin e ënjtjes.
Zbutës
Kafeja është ideale për të bërë një pastrim natyral dhe të lirë të trupit në kushte shtëpiake. Por ajo është gjithashtu efektive pa qenë e ashpër. Shumë prej vlerave të kafesë janë ato që shërbejnë si scrub, dhe që njëkohësisht e zbusin lëkurën në mënyrë të ndjeshme pa shkaktuar irritim të saj.
Diuretik
Për shkak se kafeja është një diuretik i shkëlqyer, kremrat dhe serumet që përmbajnë kafe mund të minimizojnë përkohësisht dukshmërinë e celulitit duke tërhequr lëngun nga qelizat e yndyrës, në thelb dehidratimin e qelizave të yndyrës.
Shkëlqimi
Kur zbatohet si një maskë fytyre, vetitë stimuluese të kafesë përmirësojnë rrjedhjen e gjakut dhe bëjnë që lëkura juaj të duket e shkëlqyeshme, e ndritshme, dhe e gjallë.