Zhbllokuan HAVANËN, TAJVANIN dhe 7 tonë ushqime të skaduara në SARANDE, Braçe...

Zhbllokuan HAVANËN, TAJVANIN dhe 7 tonë ushqime të skaduara në SARANDE, Braçe paralajmëron tre gjyqtarët për shkarkim (DEKLARATA)

976
0

 

Erion Brace, zv.kryeministër paralajmëroi se tre gjyqtarët që kanë vendosur zhbllokim të sekuestros së vendosur nga qeveria për tre subjekte, do ti nënshtrohen kontrollit nga organet e drejtësisë.

 

“I kemi kërkuar ministres së drejtësisë dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që të shohin rastet skandaloze të një gjyqtari në Gjykatën Administrative në Tiranë, një gjyqtari në Gjykatën Administrative të Vlorës, dhe një gjyqtari në Gjirokastër që hoqi masën e sekuestros për 7 tonë ushqime të skaduara që u kapën në Sarandë, të fillojë menjëherë hetimi dhe të merren masa sepse për ne kjo situatë është e patolerueshme. Në Vlorë, gjyqtarit iu desh vetëm një minutë për të hequr sekuestron e vendosur nga tatimet, e theksoj, vetëm një minutë” tha Brace ndërsa paralajmëron furtunë dhe penalizim për këta gjyqtarë.

 

Brace e ka fjalën për heqjen e sekuestros te Tajvani, pasi u bllokua nga Tatimet dhe një ditë më vonë u lirua nga gjykata; iu referua rastit të Havanës në Dhërmi, ku po ashtu u bllokua nga tatimet dhe një ditë më vonë u lirua nga gjykata, dhe rastin e Sarandës ku u hoq