Moti bën kthesë ja çfarë do ndodh me temperaturat ditët e ardhshme

Moti bën kthesë ja çfarë do ndodh me temperaturat ditët e ardhshme

1617
0

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit në vendin tonë për ditët në vijim, e fundit të gushtit, që përkojnë edhe me mbylljen e sezonit veror dhe nisjen e vjeshtës.

Megjithatë, sipas SHMU, Rajoni i Ballkanit do të vijojë të ndikohet nga masat ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.

Njoftimi nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak:

Pas disa ditësh gradualisht do të mbyllet stina e verës megjithatë si vendi ynë ashtu dhe Rajoni i Ballkanit do të vijoj të ndikohet nga masat ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.

Në këtë mënyrë edhe sot vendi do të ketë mot të kthjellët përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës (kryesisht relievet malore). Temperaturat në vlerat maksimale pritet të arrijnë 33-37°C, tendencë kjo e cila po vijon dhe do të vijoj edhe për ditët në vazhdim.

Edhe nesër pritet që vendi ynë të ketë mot të kthjellët me vranësira të pakta dhe mesatare kalimtare në zonën e jugut.

Temperaturat në vlerat minimale pritet të jenë pothuajse të njëjta me ato të ditës së sotme (17-23°C) ndërsa ato të mesditës një rritje prej 1-2 grad me termometrin që pritet të shënoj 34-38°C.