Një gotë ujë-280 lekë, pse askush nuk ankohet për aeroportin

Një gotë ujë-280 lekë, pse askush nuk ankohet për aeroportin

412
0

Kontrastet në Shqipëri janë më interesante se në të gjithë botën. Teksa çmimet rriten, rrogat ulen, ose mbeten të njëjta, duke vështirësuar kështu më shumë jetën e konsumatorëve shqiptarë. Për të mos thënë se e bëjnë të përballueshme.

 

Gjithmonë kur fillon sezoni i verës, në rrjetet sociale qarkullojnë fatura nga lokalet dhe restorantet në zonat bregdetare, çmimet e të cilave nuk njohin logjikë. Para disa javësh, në një faturë të tillë, pushuesi paguante edhe për karriget e restorantit në Dhërmi.

 

Një gjë e tillë ndodh edhe në Aerportin “Nënë Tereza”. Ata që udhëtojnë e dinë shumë mirë, se aty çmimet nuk njohin sezon, njohin vetëm rritje në çdo kohë. Së fundi ka ardhur në Liberale.al një faturë, ku duket se çmimet janë të kripura, aq sa edhe një gotë uji, pra 0.25l e servirur ne qelq,  kap  në shifrën e 277 lekë.

 

Ndoshta është normale thonë disa, se po shkon jashtë shtetit, por nuk duhet harruar ajo që lihet brenda shtetit.

 

Në Shqipëri rriten vetëm standartet e të pasurve dhe ata i kujtojnë të gjithë si vetja.