Komediani i njohur tallet me Veliajn Komediani i njohur Julian Deda ka thumbuar përmes një postimi në rrjet kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj.
Një ditë më parë, Deda ka publikuar në rrjet një foto, që tregonte se dritat në rrugët e Tiranës qëndronin ndezur edhe gjatë ditës, madje edhe në pikun e diellit.
“O Erion, a e ke bezdi me i fik pak dritat gjatë ditës plako, se nuk e kemi takatin. Jo për gjë por edhe në Vjene i fikin zakonisht kur është diell…!”, shkruante Deda, duke postuar foton e mëposhtme.
Duket se komenti në rrjet i komedianit është lexuar nga kryebashkiaku i Tiranës. Kjo pasi Deda ditën e sotme ka postuar një tjetër foto, me komentin e mëposhtëm
“Bravo Erion, kjo është puna e parë e jotja si kryetar bashkie, më lexon mua dhe të nesërmen fik dritat. Të paktën mësuan se ditke të lexosh.
Bravo djalosh, tani mos harro ti ndezësh pasdite, se e bën ti, harron ngaqë merresh me lloj lloj pazaresh prandaj. Tung”, shkruan Deda, duke postuar një tjetër foto.