Roland Luli, një i dënuar me bur.gim të përjetshëm në Greqi dhe Mirel Fasho, rezultojnë të jenë drejtuesit e grupit që dërgonin vajza të reja nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, të cilat I shfrytëzonin në disa zona.
Megjithëse për Rezarta Mehmetllari dhe Ermal Basha, vunë si garanci pasurore 10 milion lekë të vjetra dhe 5 milion lekë të vjetra, sërisht ata nuk janë liruar nga gjykata e Korçës. “Shqiptarja.com” publikon sot të plotë veprimtarinë e këtij grupi, që merrte vajza nga zonat e thella të Maliqit.
Dosja është administruar nga prokurorja e çështjes Dhorina Theodhori, e cila për disa muaj hetime së bashku me policinë e Korçës kanë zbuluar se Mirel Fasho, Roland Luli dhe Rezarta Mehmetllari kanë krijuar kushtet për të marrë një vajzë nga Mollasi i Elbasanit në Greqi, për ta shfrytëzuar si pros.titutë.
Në dosjen hetimore del qartë se kapja e një personi si Roland Luli, shumë të kërkuar nga drejtësia Greke, e cila e ka dënuar me burgim të përjetshëm për vjedhje me ar.më dhe dhu.në, është bërë nga disa informacione që kanë mbëritur në polici për kultivim të lëndëve nar.kotike. Një oficer policie ka përcjellë të dhëna se Mirel Fasho ose siç njihet ndryshe si “Reli i Kakaçit”, kultivonte dro.gë dhe shfrytëzonte disa vajza si pros.tituta.
Nga një bisedë që është zhvilluar ndërmjet Relit dhe një person tjetër, ky i fundit është shprehur se territori ku kanë mbjellë bimët është shumë larg dhe është shumë vështirë të shkohet atje. Reli i shprehur shqetësimin se mos flet ndonjë kalimtar, por personi tjetër e ka siguruar duke i thënë “…e dinë ca çobenë, por nuk flasin se kanë frikë…”. Po kështu i ka thënë Relit se kanë qënë një ditë ata të polic.isë andej për kontroll, por deri aty tek vendi është shumë larg, këputesh në këmbë, nuk shkohet.
Në datën 27 maj 2019 është marë informacion se:“…Reli ka një lidhje shoqërore me një person që quhet “Landi”,i cili i ka premtuar për ta lidhur me një vajzë nga Elbasani, e cila ka probleme familjare dhe është e përshtatshme për ta dërguar në Greqi me qëllim shfrytëzimin për prost.itucion. Landi i ka thënë Relit se ajo është nga Mollasi i Elbasanit dhe foton do tja dërgojë Rezartës që ta shikojë njëherë. Agjenti ka mundur të sigurojë dy numrat telefonikë të Landit. Një ditë më pas është marë informacion se Mirel Fasho nga muaji Mars i vitit 2019 e në vazhdim, ka intesifikuar hyrje-daljet në Greqi, duke udhëtuar shpesh herë me mjetin e tij Mercedes-Benz dhe në shoqërinë e lidhjeve të tij shoqërore, por jo vetëm. Kohët e fundit ai dhe e dashura e tij Rezarta Mehmetllari, kanë organizuar punën në Greqi, duke dërguar dhe mbajtur në Greqi për qëllimi shfrytëzimi të disa vajzave nga Shqipëria. Këtë aktivitet dyshohet se “Reli i Kakaçit” ka kohë që e kryen.
E dashura e tij, Rezarta, dyshohet se kontrollon në rolin e tutores femrat të cilat ata marrin nga Shqipëria. Dy prej femrave të cilat janë me banim në Korçë, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin në Greqi janë Mirela Xhambazi dhe Anxhela Nazifi. Mireli është shprehur se ka patur në Greqi pesë femra nga Librazhdi dhe aktualisht po punon për të tërhequr një vajzë nga Gramshi, e cila quhet S.Gj nga Mollasi i Elbasanit. Mireli fillimisht angazhon të dashurën e tij Rezartën për të bërë “friends” femrat të cilat do të rekrutojë dhe më pas ajo miqësohet dhe punon për ti bindur dhe dërguar në Greqi.
Në datën 28 maj 2019 në prani të agjentit të policisë “Reli i Kakaçit” ka komunikuar me të dashurën e tij, Rezartën, duke e pyetur nëse i kishte pëlqyer vajza nga Gramshi dhe Rezarta i ka thënë “…e pashë në foto, e mirë ishte, vetëm fytyra është…por e mirë ishte…S.Gj. e kishte emrin, më tha Landi të pëlqen kjo…e mirë i thashë, ta gëzosh, jo më tha do ja bëj dhuratë Relkës…aaa shumë mirë i thashë”. Kur Reli e ka pyetur nëse ishte marë me FB e vajzës që kishin piketuar, ajo i ka thënë se ka parë vetëm fotot, nuk ka folur me të.
Nga kqyrja e të dhënave në sistemin TIMS rezulton se Mirel Fasho ka dalje të shpeshta nga Shqipëria në Greqi, me automjetin e tij tip Benz. Këto dalje ai i ka nën shoqërinë e shtetaseve Anxhela Nazifi dhe Mirela Xhambazi, të dyja me banim në Korçë, vajza këto që i përkasin komunitetit Egjyptian.Gjithashtu “Reli i Kakaçit” ka hyrje-dalje me të dashurën e tij Rezarta Mehmetllari, ndërsa nga verifikimet në sistem rezulton se shtetësja S.Gj, rezulton të jetë e ditëlindjes 21 tetor 2001 në Mollas të Elbasanit.
Ndjekja në terren e sjellja e vajzës nga Mollasi në Korçë
E ndodhur në këtë bazë të dhënash, prokuroria e Korçës ka autorizuar policinë e këtij qyteti që të vijonte ndjekjen në teren të Mirel Fasho, të dashurës së tij dhe personave të tjerë, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë të tyre. Gjatë ndjekjes në terren të këtij grupi kriminal nga policia, kjo e fundit ka mësuar se Mirel Fasho së bashku me të dashurën e tij, Rezarta, kanë mundur të sjellin nga Mollasi i Elbasanit në Korçë vajzë e mitur S.Gj. Në raportin e vëzhgimit të datës 1 qershor 2019 rezulton se Mirel Fasho është parë në automjetin e tij së bashku me shtetasen S.Gj, e cila dyshohet se po mashtrohet nga ky i fundit për tu shfrytëzuar në shtetin Grek. Nga të dhënat që rezultojnë deri në këtë moment proçedurial është marë informacion se S.Gj, po mbahet e strehuar në një banesë me qëra në qytetin e Korçës, deri në pritje të paraqitjes së një kallëzimi të mundshëm nga prindërit e vajzës për largimin e saj nga banesa, ku do të përdoret justifikimi se kjo vajzë do martohet me personin Mirel Fasho. Nisur nga kjo situatë është urdhëruar vënia në përgjim e disa numrave telefonikë, të cilët janë përdorur nga Mirel Fasho, S.Gj,Roland Luli, Rezarta Mehmetllari dhe persona të tjerë.
Më konkretisht Roland Luli në datën 5 qershor 2019 komunikon me Mirel Fasho, duke biseduar së bashku për ngeljen shtatzanë të një vajze, me të cilën Roland Luli, kishte kryer marëdhënie sek.suale dhe kishin dalë probleme se vajza duhet të abortonte. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:
Luli:S’më urove për djalin
Fasho:Ce?
Luli:Po ka ngelur me barrë ajo o…
Fasho:Aaaa po mir ooo, mbare e mirë. Paske punë ti ce s’thua
Luli:Po eoo i q…p…e semës, si tia bësh tashi asai
Fasho:Ëëëë?
Luli:Po për të hequr do tia heq, po si tia bësh për të rrahur i thonë llafit. Se tashi bën dy herë e sëmurë, a kupton?
Fasho:Eee, po.
Luli:I kish thënë asaj.
Fasho:Po si tia bësh që të ashtu, të prishet ore?
Luli:Po e heq ajo mo, çar lafos ti. Atë e prish kollaj unë, s’është problemi i asaj, po unë thashë si ta rrija. Se më bën dy herë e sëmurë. Unë kam tjetër hall, skam hallin e djalit, se djalin e heq kollaj ajo. Ajo do ketë ngelur që rradhën e parë p…i sëmës, jo këtë rradhë ore.
Po kështu mes Roland Lulit dhe Mirel Fasho në këtë bisedë diskutohet edhe për vajzën e sjellë nga Mollasi në Korçë S.Gj, e cila qëndron në Korçë e Pogradec nën shoqërinë e Mirel Fasho, ky i fundit prezantohet si i fejuari i saj, të paktën tek familjarët e kësaj shtetase.
Luli:Atë e ka zënë belaja, “nusen” tashi të heqë dhe kusuret e vjerrës. Hajde shoku hajde. Po këta çar thonë këta?
Fasho:Po hiç bre këta në rregull janë, në ajër janë
Luli:Se më tha Ronka mua, të punojë të bëjë, le të nxjerë 100 apo 200, se e di se dalin kështu 200-shet këtej. E ke idenë o?Po mirë o sa të bëjë i thashë unë, le të punoi ëë
Fasho:Po tic car do bësh?Do ta ashuu?Do ta nisësh vallen apo do ta dhjesësh?
Luli:Po do ta nis o po prit. Të vij tashi unë? Unë kur të vi, do vij këto ditë. Ta përciell atë për andej e pastaj të jem i ngeshëm unë.
Fasho:Epo nuk e di unë. Po e nis me një llaf nise, po se nis…
Luli:Po do ta nisim o, çështë kjo se niskam vallen unë?
Fasho:Po eooo, prandaj po them që mos merrem unë tërë ditën lart e poshtë
Luli:Po ta përcjell unë se pastaj skam si të vi unë lart e poshtë. Se kam dhe punë unë. A kupton?Po do ti nisem unë, bëi mbrapsht unë, hajde o shoku hajde. Që nesër me të përcjellë këtë unë. Tashi do vinë ato për tre-katër ditë?Do ti heq fëmijën asai unë nja dy-tre ditë. Ka punë ajo.Ajo një ditë do po…Ku ta çoj në Pogradec ëëë?
Fasho:Po se di në Korçë
Luli:Hajd tëmën, na la nga Korça vërdallë. Nejse ti heq fëmijën, ta ashtu. Ta këpusi njëherë, ti q…p…e semës e ta nisia prapë. Pastai tëmën i të ashtu, pse mos e lëshohem unë ashtu edhe ti.Shikojë njerë gjërat çfarë do bëjmë. E hamë dot se hamë dot. I q…tëmën pse mos e hamë?Po bëhet si Xhenifer Lopez.
Fasho:Po jo bre s’ka lidhje e ajo, porblemi është vetëm teknika, do aftësi.
Luli:Po mirë ne do ti përpiqemi, do ti mungohemi. Pastaj një çikë do ti ngacmosh gjërat ti gjatë rrugës. Po i pëlqevi dhe asaj kur i thonë llafit, muhabeti apo njëra apo tjetra.
Fasho:Ore po që ti ngacmoj unë, duhet ta shikosh ti atë ore, une duhet të mar ok nga ty./
Luli:Ja të vij ta shikoj njëherë unë
Fasho:Po s’mora ok nga ty…çar do bëj unë, mut ëë?
Luli:Po ta shikoj mo, çar malli është mo,yll
Fasho:Po problem, unë vetëm po vij vërdallë dhe po vi vërdallë kot ore
Luli:Si kot mo yll?
Fasho:Po kot se unë vetëm o harxho. Ai mori në telefon sot dhe më tha ndonjë lekë mua prapë
Luli: Kush mo?
Fasho:Ai burri o.
Luli:Leka thua mo, çar leka do ti thua mo?Unë s’ta bleva, ç’kërkon leka ti thua
Fasho:Po job re kërkon ky tjetri që vjen vërdallë o shoku
Luli:Po mirë bre, a ja ke prerë ti këtij sa do?
Fasho:Po shpenzimet që kam bër unë ati. Ore shpenzimet e ditës, a he unë atij, e kupton. A ra dakord sa mori te ferat, shpenzimet I ken ë kurriz. E mere vesh, o se a tha unë e kisha dhe për të ikur, do bëja plakën dhe ikja, s;do rrija këtu.
Luli:Po prit o të q…robt i thuaj, ti plakën në spital, ti do ikësh.
Fasho:Po ska lidhje bre ay. Në fund të fundit ka të drejtë ay, su lag ay as për ty as për mua
Luli:Po si su lag, ay lekat mori. Ce pot ë punonte andej një muaj do ti merrte 1000 euro ay o?
Fasho:Po bre ato ishin kështu, që ay të dilte… jo në këtë fazë eee
Luli:Po çar faze do…