Mendonte se kunati kishte lidhje me ish-gruan, zbulohet e vërteta e ngjarjes...

Mendonte se kunati kishte lidhje me ish-gruan, zbulohet e vërteta e ngjarjes në Korçë

1726
0

Janë publikuar detaje të reja nga ngjarja që ndodhi dy ditë më parë në qytetin e Korçës ku Serefedin Zanellari i mori jetën kunatit, Gramoz Nako, 57 vjeç. E gjitha kjo fillimisht mendohej se ndodhi për shkak të 13 mijë eurove që kishte Nako, i cili ishte emigrant në Amerikë dhe kishte ardhur me pushime në Shqipëri.

 

“Shqiptarja” shkruan se Gramoz Nako dhe kunati i tij Serefedin Zenellari mësohet të jenë konflik.tuar për arsye sentimentale, pasi besonte se Gramoz Nako kishte krijuar lidhje me ish-bashkëshorten e Serefedin Zenellarit.

 

Policia e qytetit thotë se ngjarja mund të mos ketë ndodhur për grabitjen e 13 mijë eurove. Serefedin Zenellari, kishte disa vite që ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij në Korçë. Mirëpo, edhe pas divorcit, ai besonte se ish-gruaja kishte krijuar një lidhje me kunatin e tij, Gramoz Nako, gjë e cila ka sjellë irritimin e Serefedin Zenellarit.

 

Mes këtij të fundit dhe Nakos gjatë dy ditëve më parë është zhvilluar një takim në një nga kafenetë e Korçës dhe më pas palët janë ndarë. Por në mbrëmje Zenellari ka shkuar në banesën e kunatit të tij, Gramoz Nako dhe e ka qëlluar. Ky i fundit është gjetur më pas i pajetë nga bashkëshortja e tij.

 

Pas kësaj Zenellari është larguar në drejtim të banesës së tij në Korçë, ku ka pritur deri në mëngjesin e ditës tjetër.

 

Gramoz Nako jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte baba i dy fëmijëve. Ai ishte kthyer pas disa vitesh në Korçë për të pushuar dhe takuar njerëzit e familjes. Por një zënkë me kunatin e tij ka sjellë konfliktin. Ngjarja e së hënës në darkë, ku humbi jetën Gramoz Nako fillimisht nga prokuroria është menduar se kishte të bënte me një grab.itje të mundshme dhe përgjatë gjithë natës policia e këtij qyteti ka shoqëruar dhe pyetur disa persona, të skeduar si grab.itës në Korçë. Por gjatë kqyrjes së trupit është konstatuar se ai nuk ka patur shenja dhu.ne.

 

Edhe në ambjentet e brendshme të banesës, është konstatuar se nuk ka pasur thyerje të sendeve apo situatë rrëmuje. Çdo gjë ka qënë në vendin e vet. Nisur nga kjo situatë, policia dhe prokuroria e Korçës kanë filluar të ngrenë dyshime se ngjarja e rëndë me Gramoz Nakon mund të jetë kryer mes rrethit familjar. Policia ka kërkuar shoqërimin e disa personave të rrethit familjar, mes të cilëve edhe kunatin e Gramozit, 71-vjeçarin Serefedin Zenellari. Ky i fundit, sapo ka mësuar lajmin se policia kërkonte shoqërimin dhe pyetjen e tij, ka qëlluar veten brenda në banesën e tij dje në mëngjes me të njëjtën arm.ë.