Reagon ministrja e Financave Anila Denaj pas deklaratës së kreut të PD Lulzim Basha i cili foli nga Selenica për rritjen e taksës së karburantit. Denaj thotë se është e gjitha një sajesë dhe siguron se nuk ka rritje taksash apo taksa të reja. “Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave! Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit. Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja”, shkruan Denaj në Twiter.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe kryeministri Edi Rama i cili ka shpërndarë statusin e Denajt duke shkruar: “E vërtetë”.